Cilat janë objektivat e JPND-së?

business-goals

JPND-ja synon të përballet me sfidën në rritje që paraqesin sëmundjet neuro-degjeneruese në popullsinë tonë në plakje duke bashkuar studiuesit, provat ekzistuese kërkimore dhe institucionet financuese kombëtare për të hetuar pyetjet kërkimore dhe pengesat kryesore të progresit në këtë fushë.

Kjo do të arrihet duke koordinuar qasjet e tashme dhe të ardhshme, duke bashkëpunuar aty ku është e përshtatshme dhe duke i ndarë mjetet, teknikat dhe burimet e tjera në mënyrë më efikase mes vendeve pjesëmarrëse.

Strategjia jonë aktuale është të rriten investimet e koordinuara në kërkimet mbi sëmundjet neuro-degjeneruese (ND) që synojnë gjetjen e shkaqeve të sëmundjeve, zhvillimin e kurave dhe identifikimin e mënyrave të përshtatshme për t’u kujdesur për personat me sëmundje neuro-degjeneruese. Në lidhje me këtë, objektivat tanë imediatë janë:

  • Shtimi i vlerës së investimeve kombëtare përmes veprimit të koordinuar
  • Inkurajimi i zhvillimit të strategjive kombëtare kërkimore për sëmundjet neuro-degjeneruese
  • Angazhimi në partneritet për të arritur potencialin e plotë të JPND-së