Çfarë janë sëmundjet neuro-degjeneruese?

Neurons with electrical impulses

Sëmundjet neuro-degjeneruese janë një term që përfshin një sërë problemesh shëndetësore që ndikojnë pikë së pari neuronet në trurin e njeriut.

Neuronet janë materiali me të cilin ndërtohet sistemi nervor i cili përfshin trurin dhe shtyllën kurrizore. Neuronet normalisht nuk shumohen dhe as nuk zëvendësohen, prandaj kur ato dëmtohen ose vdesin, trupi nuk mund t’i zëvendësojë ato. Shembuj të sëmundjeve neuro-degjeneruese përfshijnë sëmundjet e Parkinsonit, Alzheimerit dhe Hantingtonit.

Sëmundjet neuro-degjeneruese janë gjendje të pakurueshme dhe dobësuese që rezultojnë në degjenerim progresiv dhe/ose vdekje të qelizave nervore. Kjo shkakton probleme me lëvizjen (që quhet ataksi) ose me funksionimin mendor (që quhet demencë).

Demencat janë përgjegjëse për pjesën dërrmuese të këtyre sëmundjeve, ku Alzheimeri përbën rreth 60-70% të rasteve.

Sëmundjet neuro-degjeneruese ku fokusohet JPND-ja janë:

  • Sëmundja e Alzheimerit (AD) dhe demencat e tjera
  • Sëmundja e Parkinsonit (PD) dhe çrregullimet e lidhura me të
  • Sëmundja prionike
  • Sëmundjet neuro-motore (MND)
  • Sëmundja e Hantingtonit (HD)
  • Ataksia spinocerebelare (SCA)
  • Atrofia muskulore kurrizore (SMA)