Rreth JPND-së

A key component of this research will be to examine the best overall healthcare models to treat neurodegenerative disease

Programi i Përbashkët i BE-së për Kërkimet mbi Sëmundjet Neuro-degjeneruese (Joint Programme – Neurodegenerative Disease Research – JPND) është nisma më e madhe kërkimore globale që synon të trajtojë sfidën e sëmundjeve neuro-degjeneruese. JPND-ja synon të rrisë investimet e koordinuara mes vendeve pjesëmarrëse në kërkimet që synojnë gjetjen e shkaqeve, zhvillimin e kurave dhe identifikimin e mënyrave të përshtatshme për t’u kujdesur për personat me sëmundje neuro-degjeneruese.

Objektivi përfundimtar i JPND-së është gjetja e kurave për sëmundjet neuro-degjeneruese dhe mundësimi i diagnostikimit të hershëm për trajtime të hershme dhe specifike. Megjithatë, nuk mund të jepen parashikime të sakta rreth kohës së nevojshme që të ndodhë kjo.

Ndërkohë, përmes strategjisë së vet kërkimore, JPND-ja ka identifikuar objektiva të përbashkët kërkimorë që do të përfitonin nga veprimi i përbashkët mes vendeve për të përshpejtuar progresin mbi zgjidhjet që mund të lehtësojnë simptomat dhe ulin ndikimin shoqëror dhe ekonomik për pacientët, familjet dhe sistemet e kujdesit shëndetësor.

Ky mekanizëm ka tre komponentë kryesorë:

  • Përmirësimi i të kuptuarit shkencor të sëmundjes.
  • Përmirësimi i mjeteve mjekësore në dispozicion të mjekëve për të identifikuar dhe trajtuar sëmundjen.
  • Përmirësimi i kujdesit shoqëror dhe i strukturave të disponueshme për t’u ardhur në ndihmë pacientëve dhe familjeve të tyre, si edhe operatorëve të shërbimit shëndetësor, në mënyrë që pacientët të mund të përfitojnë kujdes optimal në të gjitha fazat e sëmundjes së tyre.